Deputetët e Lëvizjes për Bashkim tërhiqen nga GP i Vetëvendosjes!

Zyra për Informim e LB-së - 20.9.2011
Shkronja me te vogla! Madhesi normaleShkronja me te medha!
Sot, e martë, më 20.9.2011, në ora 11.00, në selinë e Lëvizjes për Bashkim u mbajt konferencë për media.
   
    Në këtë konferencë u publikua vendimi i Lëvizjes për Bashkim për tërheqjen e dy deputetëve të saj, Aurora Bakalli e Agim Kuleta, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje!” dhe u shpalosen arsyet e këtij vendimi.
   
    Në vazhdim mund të gjeni materialin rreth kësaj çështjeje.
   
    • Lëvizja për Bashkim ka vendosur që t’i tërheqë dy deputetët e saj nga Grupi
    Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!.
   
    • Lëvizja Vetëvendosje!, duke shpërdoruar dhe përvetësuar fondin për mbështetje të subjekteve politike, e ka lënë Lëvizjen për Bashkim pa financimin e rregullt të paraparë nga institucionet shtetërore. Kështu, edhe Lëvizjen Vetëvendosje! e ka goditur sindromi i shumë partive politike në Kosovë – shpërdorimi i parasë publike.
   
    • Lëvizja Vetëvendosje! nga Buxheti i Kosovës, në emër të Fondit për mbështetje
    të subjekteve politike për vitin 2011, për të 14 deputetët (12 të LVV-së, e 2 të
    LB-së) i ka marrë 284,410.00 euro. Kjo shumë për mandatin katërvjeçar për të 14 deputetët arrin në 1,137,640.00 euro.
   
    • Nga ky fond Lëvizja Vetëvendosje! nuk ia ka ndarë Lëvizjes për Bashkim asnjë cent, megjithëse sipas proporcionit për dy deputetët e saj i takojnë 40,630.00 euro në vit, respektivisht 162,520.00 euro gjatë mandatit katërvjeçar.
   
    • Kjo mënyrë e sjelljes ndaj parasë publike dhe trajtimi jokorrekt ndaj Lëvizjes për Bashkim i kanë dëmtuar raportet edhe ashtu të brishta në mes të LB-së dhe LVV-së.
   
    • Deri te vendimi për tërheqjen e deputetëve, Lëvizja për Bashkim ka bërë përpjekje të shumta për shmangien e kësaj situate. Por të gjitha përpjekjet tona kanë rezultuar pa sukses.
   
    • Tani e tutje deputetët e Lëvizjes për Bashkim do të veprojnë si të pavarur në
    Kuvendin e Kosovës.
Bahri Fazliu