Nexhat Llumnica kandidat i LB-së për kryetar të Podujevës

Zyra për Informim e LB-së - 4.9.2013
Shkronja me te vogla! Madhesi normaleShkronja me te medha!
Në vazhdën e nominimeve të kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, pas propozimit të degës së Lëvizjes për Bashkim në Podujevë është bërë edhe nominimi zyrtar i z.Nexhat Llumnica – kandidat i LB-së për Kryetar të Komunës së Podujevës.
    Aktualisht, Nexhat Llumnica është koordinator i Degës së LB-së në Podujevë dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Është kontribuues i madh në zgjerimin dhe forcimin e strukturave të LB-së në këtë komunë.
    Lëvizja për Bashkim, kandidaturën e z.Llumnica e konsideron alternativën e vetme serioze për qytetarët e komunës së Podujevës.
   
    Prishtinë, 4.9.2013
   
    LËVIZJA PËR BASHKIM
    Zyra për Informim
   
Fisnik Halimi